Ka një tendencë të përgjithshme që institucione apo zyrtarë me biografi “të mirë” që merren me “studimin” e periudhës komuniste, duket se tërë vëmendjen e përqendrojnë mbi Sigurimin e shtetit, madje e fokusojnë mbi bashkëpunëtorët e sigurimit, duke lenë të kuptohet se shumica e tyre kanë qenë ish të persekutuar. Nuk mungojnë edhe deklaratat në këtë drejtim, ku mund të përmendim atë të ish shefit të SHISH apo të një ish ministri të Jashtëm të PD, etj.

Të trajtosh temën e persekucionit në mënyrë të thjeshtëzuar do të thotë ta shmangësh nga thelbi i problemit që është Lufta e klasës.

Luften e klasës e projektonte udhëheqja e Partia Komuniste (PPSH) ndërsa e zbatonin dhe e zhvillonin organizatat bazë dhe ato të masave si: Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë, Bashkimi i Grave, Bashkimet Profesionale etj.

Po të vazhdojmë ca më tutje, lufta e klasës propagandohej nga shtypi i regjimit dhe u ngrit në shkallën më të lartë nga arti dhe letërsia e soc-realizmit. Një rol thellësisht negativ kanë luajtur tekstet e historisë dhe letërsisë dhe mësimdhenësit e lëndëve në fjalë.

Këtë mekanizëm gjigand mundohen ta ruajnë, për të mbrojtur elitën e korruptuar të regjimit dhe të soc-realizmit dhe për të zhvendosur fajin tek viktimat.

Lufta e regjimit dhe e mbështetësve të tij, e quajtur Luftë e klasës, zhvillohej kundër atyre, që sigurimi i quante “kontigjente të hapura”, të cilësuar nga regjimi si armiq të tij.

Ndaj këtij kontigjenti u zhvillua genocid nga organizatat e sipërcituara, nëpërmjet vijës së masave, nga sigurimi e organet e “drejtësisë”, nëpërmjet politkës penale. Pasojat për këtë kategori janë tragjike.

Sa herë kritikohej Sigurimi nga Partia për “mosrealizim plani”, ishte ky kontigjent nga ku plotësohej plani me arrestime dhe demaskime.

Ata që ishin skeduar si kontigjente të hapura që në fillimet e regjimit komunist, e vuajtën në breza terrorin komunist dhe të organizatave të masave… Edhe femijet e tyre nga lindja deri ne varr. Pa bere asnje faj.

Ndërsa, njerëzit me biografi “të mirë”, deri sa arrestoheshin nuk ndjenin asnjë persekucion. Vetëm pas kësaj u persekutohej familja. Kjo është diferenca e thellë midis dy kategorive.

Edhe po tu referohemi bashëkpunëtorëve të sigurimit të shtetit, shumicën nuk e përbëjnë në asnjë mënyrë klasat e përmbysura dhe kontigjentet e hapura.

Tendenca për të spekulluar me këtë temë jo vetëm që nuk i sjell asnjë të mirë vendit, përkundrazi, kriminalizon edhe më shumë atë pjesë të kriminalizuar te shoqërisë që zbatoi genocidin mbi “kontigjentet e hapura” deh qe mundohet ta zhvendose pergjegjesine nga vetja tek viktimat.

error: Content is protected !!