KREU

Qëllimi i kësaj faqe është për tu ardhur në ndihmë lexuesve të njihen me shkrime mbi historinë, letërsinë dhe kulturën.
Të publikojë dokumenta arkivore të panjohura më parë, mbi historinë, letërsinë dhe kulturën.
Të zgjerojë njohuritë e lexuesve mbi periudhat historike nëpër të cilën ka kaluar procesi i formimit të shtetit shqiptar dhe roli i elitës politike dhe intelektuale në tërë hapsirën etnike shqiptare, si dhe kontributi i shoqërive shqiptare jashtë atdheut.
Të ndihmojë në njohjen e krijimtarisë letrare nga autorë shqiptarë, të mohuar nga regjimet e ndryshme apo të pavlerësuar sa duhet për vlerat e tyre.
Të hedhë dritë mbi vuajtjet e sakrificat e shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe personave të ndryshëm gjatë regjimit komunist.
Të ndriçojmë të shkuarën e vërtetë të popullit tonë, për të kujtuar me mirënjohje dhe respekt sakrificat dhe flijimin e të parëve tanë dhe për të mësuar shkaqet e mjerimeve tona.
Gjithçka që do të publikohet në këtë faqe do të mbështetet me dokumente arkivore nga fondet e ndryshme që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, nga shtypi shqiptar i periudhave të ndryshme historike, nga fondet e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Arkivat e huaja dhe nga inventari i Bibiotekës Kombëtare, etj.
Kjo faqe nuk do të përdoret për sulme politike dhe partiake kundër asnjë partie politike apo shoqate, laike apo fetare, për denigrime personale etj.
Lexuesit e shkrimeve që do të publikohen në këtë faqe, në komentet e tyre, janë të lutur të respektojnë kodin etik të komunikimit publik. Çdo koment që do të fyejë dinjitetin e personave të ndryshëm, partive apo shoqatave, besimeve të ndryshme fetare apo klerikëve të tyre, simboleve të shteteve të tjera apo historisë së tyre, do të hiqen menjëherë dhe ata që do t’i përsërisin nuk do të lejohen të konsultohen më me këtë faqe.
Për personat që kanë dokumente orgjinale për të afërmit e tyre, për vuajtjet etyre apo që bëjnë fjalë për contribute historike, do të publikohen nëse plotësojnë kriteret e parashtruara më sipër.

Shkrimet apo dokumentet që mund të dërgohen nga personat e ndryshëm të adresohen në: 

xhaferdsadi[email protected]

error: Content is protected !!