Trajton temën e fshatarësisë shqiptare nën sundimin komunist. Përmban platformat politike të përçarjes së fshatarësisë për të zbatuar luftën e klasave në fshat dhe për të detyruar fshatarësinë të futej në kooperativat biujqësore, nën shembullin e kolektivizimit në Bashkimin Sovjetik të kohës së Stalinit.
Përmban karakteristikat politike të përcaktuara nga udhëheqja e PPSH, që duhej të plotësonte një fshatar për tu cilësuar kulak.
Sistemin e grumbullimit të detyrueshëm dhe tatimin e jashtëzokonshëm për fshatarët e cilësuar kulak. Reformën Agrare dhe shtetëzimin e tufave të bagëtive.
Luftën politike, ekonomike dhe ideologjike kundër tyre. Gjyqet politike, goditjet nga Sigurimi i Shtetit dhe politikën penale kundër tyer.
Luftën e shtypit të kohës dhe luftën e organizatave të ndryshme si: Froti Demokratik, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë (BRPSH), Bashkimi i Grave të Shqipërisë etj.
Libri është ribotuar nga Instituti I Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.