Fronti Demokratik i Shqipërisë (FDSH) ka qenë organizata më e madhe politike, mbështetëse e regjimit komunist.
Aq e madhe ka qenë rëndësia e saj sa vet kreu i regjimit ishte edhe kryetar i FDSH.
Deri në Kongresin I të PKSH (nëntor 1948) vet Partia Komuniste e Shqipërisë fshihej pas Frontit.
Kjo bëhej për tu thënë demokracive të Perëndimit se këtu, jo vetëm që pushteti ishte i popullit por udhëhiqte vetë populli.
__________
Në foto: Nga punimet e Kongresit të I të FDSH (1945)