Firmosur nga komandanti Islam Radovicka dhe Zv. Komisari politik Pandi Kristo.

“… Janë vërtetuar gjithashtu arrestime antarë këshillash nacional-çlirimtare..

Janë bërë ekzekutime pas një gjyqi të shpejtuar, pa ju vënë në dukje popullit fajtori dhe faji në mënyrë të kjartë. Shpesh herë dhe pa ju përmbajtur ligjeve, duke mos ju dërguar gjyqit kompetent dhe duke u ngatërruar lënda e gjykimit, faje politike me faje ordinere ose e kundërta.

… Janë vënë re veprime të kryera në kundërshtim të ligjeve:

Sekuestrime pa vend dhe kur këto janë kryer, janë bërë pa qënë prezent këshilli ose komanda… gjënë e gjallë e kanë therur për mish dhe shpërndarë me anësi. Janë bërë ekzekutime dhe nuk është paraqitur raport ose njoftim as komandës, juridiksionit të së cilës i përket i ekzekutuari…”

A.Q.Sh, fondi 96, viti 1944, dosja 1, f. 7.

error: Content is protected !!