Përgjithësimi i praktikës gjyqësore mbi krimet e agjitacionit dhe propagandës gjatë vitit 1957.

Krimi i agjitacionit e propagandës në përgjithësi është çfaqur në forma të ndryshme por kryesoret janë:

I- Përhapja e lajmeve dhe informatave të rreme të dëgjuara nga radiot perëndimore, duke komentuar se lufta e tretë do të fillojë dhe se Anglezet dhe amerikanët janë më të fortë dhe këtë luftë do ta fitojnë. Bashkimi Sovjetik nuk është i fortë dhe se kampi socialist do të humbasë. Si pasojë edhe në vendin tonë do të vendoset regjimi i mëparshëm.

II- Shprehje armiqësore kundra organizimit ekonomik, sidomos kundra kooperativizmit. Sistemi kooperativist nuk është i lirë etj. Përveç kësaj janë çfaqur edhe pakënaqësira të tjera në lidhje me jetën ekonomike, p.sh. këtu nuk jetohet mirë, vuhet nga uria, punëtori shqiptar nuk paguhet, punëtori në vendet perëndimore dhe veçanërisht në Shtetet e .Bashkuara të.Amerikës paguhet mirë. Në vendet perëndimore jeta bëhet më e mirë, ka liri fjale, shtypi etj.

III- Shprehje armiqesore kundra pushtetit dhe udhëheqesve të Partise e Qeverise.

Përsa i përket formës së parë të agjitacionit, kjo është zhvilluar më tepër nga elementi tregetar i pakënaqur dhe nga elementë të tjerë me tendenca antidemokratike në qytet, kurse forma e dytë është e zhvilluar më tepër në fshat nga kulakët dhe fshatarët që bien në pozitat e kulakut dhe elemente të ndryshëm të pakënaqur me pushtetin dhe forma e tretë gjendet se në elementët e parë dhe të dytë, por veçanërisht kjo është e zhvilluar nga njerëz pijanecë dhe të degjeneruar”.

A.Q.Sh, fondi 515, viti 1957, dosja 46, f. 1-2.

error: Content is protected !!