Kostandin L. Naumesku, bir i një emigrant me origjinë nga Dardha e Korçës, lindur në 1877 në Bukuresht të Rumanisë, mbaroi studimet e larta për drejtësi dhe me një karrierë të gjatë, arriti deri në kryetar i Unionit të Avokatëve të Rumanisë.

Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) e portretizonte si njeri të thjeshtë prej natyre, që nuk kërkonte kurrë ndere dhe pozitë të lartë në shtet, megjithëse i kishin ofruar.

Veprat e tij në fushën juridike ishin të shumta. Në një kongres ndërkombëtar të avokatëve, mbajtur në Hagë, u zgjodh antar i Komitetit Drejtues të Unionit Ndërkombëtar të Avokatëve me qendër në Bruksel.

Babai i tij, Llazar Naum Ratzi, i cili pat qenë në fillim të lëvizjes kulturore shqiptare një luftëtar dhe mbrojtës i idesë kombëtare, ishte një themelues i shoqërisë “Drita’ më 1882, krahas me Nikolla Naçon e të tjerë. Edhe i biri, avokati i madh Kostandin L. Naumesku ndihmoi në çdo vepër kulturore shqiptare.

error: Content is protected !!