Në Kongresin e Lushnjes, Ahmet Zogu ka qenë padyshim një nga figurat qendrore. Gjatë atij viti e deri në 1928, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shtetit shqiptar.
Por nje shtet nuk mund te ndertohet pa vene nen juridiksionin e tij territorin e plote te njohur nderkombetarisht, e ne rastin konkret, territorin e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913).
Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm te qeverise se dalë nga Kongresi i Lushnjes, ai i përqendroi përpjekjet në këtë drejtim.
Më 23 shkurt 1920, ai i përgjigjej një letre të Kiço Koçit dërguar në emër të popullit të Gjinokastrës: “… me gëzim të madh ju faleminderit shumë që edhe ajo krahinë sikur ne ishim të bindun tregoj energjinë patriotike tuj çpallë edhe njëherë besnikërinë e saj për respektimin e vendimeve të mbledhjes nationale të Lushnjes të cilat kallxojnë bashkimin e gjanien e kombit shqiptar…”
Unë dhe shokët e mi, -theksonte ai, – kemi për bazë në punimin tonë me nderue e me vu në veprim vendimet e shenjta të kongresit, tuj marrë parasysh të gjitha sakrificat e duhura për shpëtimin e atdheut…”
Në një letër që mban datën 7 gusht 1920, dërguar pleqësisë së Bushatit, midis të tjerave, theksonte: “Jeni të porositun t’i epni urdhën Krahinës s’uej e të gjithë njerëzve qi kanë e janë të zotët e pushkës, për me marrë pjesë në këtë luftë si Atdhetarë… Prej anës s’eme po dërgoj për kët punë Zotninë e Tij Priftin e Bërdicës e fjalët e tij të drejta duhet të ndigjohen, tue marrë masat e veprimet e nevojshme së bashkut tue na lajmërue përfundimin sa ma parë”.
Perpjekjet e Ahmet Zogut u kurorezuan me sukses.