Telegram i Sevasti Dakos dërguar Presidentit Willson

(Konferenca e Paqes ne Versaje, 1919-1920)

Më 18 janar 1919, Sevasti Dako, kryetare e Partisë Nacionale Shqiptare, i dërgonte nga New Jorku një telegram Presidentit Willson, me anën e të cilit protestonte në mënyrë energjike kundër kërkesave të padrejta të qeverisë grekë, të bazuara mbi pretendime false që nën emrin e fabrikuar “Epir i Veriut” pretendonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Ajo i lutej në emër të parimit të kombësisë dhe kërkonte rivendosjen e pavarësisë dhe të integritetit të Shqipërisë duke përfshirë brenda kufijve të saj Çamërinë dhe Kosovën që padrejtësisht iu shkëputën nga Konferenca e Londrës.

error: Content is protected !!