Nëpër dokumentet e Partisë Komuniste dhe strukturave të saj gjatë viteve 1943-1944, duket qartë se misionet angleze drejtonin luftën kundër gjermanëve, ndërsa Dushan Mugosha ka qenë drejtuesi i vërtetë i luftës së komunistëve kundër nacionalistëve shqiptarë.

Miladin Popoviç merrej kryesisht me linjën e PKSH që të ishte nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe marshall Titos.

Ja përmbledhja e dy letrave dërguar Hysni Kapos, nga Dushan Mugosha:

 

“…Besnik, mora vesh se si perfundoi lufta e Mesaplikut. S’jam dakord per largimin e brigadës nga sektori i Vlorës por në mungesën time u muar ky vendim. Do insistoj që të kthehet një pjesë e brigadës që të ndihmoj pak atë sektor dhe organizimin e atyre batalioneve që të bëhen gati kur vjen delegati i Shtabit të Përgjithshëm i cili sipas letrës që më dërgoi Baca, do të vijë shpejt për organizimin e brigadës së Vlorës.

Shok, e di fare mirë gjendjen dhe situaten në të cilën ndodhet organizata e Vlorës si dhe partizanët. Sot duhet të jetë organizata më e gjallë se kurrë, më aktive se kurrë….

Për me mbajt gjithë atë ushtri më këmbë dhe me moral të lartë, që të jetë gati kurdoherë për zjarr, duhet pa tjeter me organizue celula nëpër kompanitë dhe byro nëpër batalione. Këtë punë duhet t’a bëjë Heqimi dhe Çobani…”

___________

AQSh, fondi 181, viti 1944, dosja 6, f. 4.

 

 

“… Ndodhemi në Zagori…

Duke vepruar ushtarakisht duhet me ba çmos për me mobilizue sa më teper partizanë që kështu përveç Brigadës së V të kemi edhe disa batalione në Vlorë. Mos u tremb nga mungesa e ushqimit se në Konispol ka mjaft si dhe në Dëshnicë e ndoshta do gjejmë edhe pak të armiku gjerman dhe ballista….

Shtabi ka emëruar shtabin e Brigadës V si dhe seksionin politik përveç shokut kultoro-arsimor. Unë mejtoj për këtë Thomain ose Negusin por ti bisedo me shokët dhe vendosni.

Sa i përket përgjegjësit mjeksor Dr. Ibrahimi dëshiron, do bisedojmë me të dhe nëqoftë se ai e gjen zëvendësin atëhere nuk kam gjë kundra. Sa i përket agjit-propit këtë më vonë.

Mbasi Komiteti Qendror ka vendosur që të bëjë një kurs të shkurtër me elementë nga të gjitha qarqet duhet edhe Vlora me dërgue medoemos shokët: Çobanin, Bylbil Klosin, Ramizene, Heqimin, Thomain ose Negusin. Edhe dy shokë më të mirë nga terreni, mejto dhe konsultohu me shokë, unë mejtoj se një duhet të jetë Tekiu e tjetri si të vendosësh ti.

( me amerikanët dhe me englezët duhet të marrim nga ata dhe të mos u japim ( të blejmë e të mos u shesim). Ruje organizatën dhe sekretet e saj nga alleatët).

__________________

AQSh, fondi 181, viti 1944, dosja 13, f.1-4.

 

error: Content is protected !!