Traktati i Berlinit, që shpesh e keqkuptojmë sikur është marrë vetëm me çeshtjen shqiptare, në fakt ishte një traktat paqeje lidhur midis Italisë, Austro-Hungarisë, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë e Perandorisw Osmane.
Interesante ishte përbërja e delegacioneve dhe pesha e tyre.
Kështu, Italia përfaqësohej nga Corti e Launay; Gjermania nga Bismark, Bulov dhe Hohenlohe; Austria nga Andrashi, Karolyi dhe Haymerle; Franca përfaqësohej nga Ëaddington, Saint – Vallier dhe H. Desprez; Britania e Madhe nga Disrael, Salisbury dhe Rusell; Rusia përfaqësohej nga Gorciacov, Sciuvalov dhe P. d’Oubril dhe Perandoria Osmane nga Kara Theodhori, Mehmet Ali Pasha dhe Sadullah bej.
Në të 64 artikujt, traktati zgjidhte të gjitha çeshtjet e mbetura varur, që nga traktati i Parisit i 30 marsit 1856 dhe ai i Londrës i 13 marsit 1871 si dhe ceshtjet e lindura nga Traktati i Shën Stefanit, ku Rusia i imponoi vullnetin e saj Perandorisë Osmane.
Kështu, në artikujt 1-12 traktati i Berlinit trajtonte çeshtjen bullgare, në nenet 13-22 atë të Rumelisë Orientale; artikujt 23-24, Kretën; artikujt 26-33, Malin e Zi; ndërsa artikujt 34-42 bënin fjalë për Serbinë.
Në artikujt e tjerë përfshiheshin çeshtjet e Rumanisë, Danubit, Kufirit ruso-turk dhe Armenisë.
Rëndësi i kushtohej edhe lirisë së besimit, barazisë civile e politike dhe mbrojtjen religjoze të të gjithë shtetasve të Perandorisë Osmane.
Traktati cënoi territoret shqiptare në favor të Serbisë e Malit të Zi dhe interesat e shqiptarëve myslimanë dhe jo vetëm, që mbeteshin nën Serbi e Mal të Zi. Shumica u dëbua nga vatrat e tyre.