Enver Hoxha dhe Miladin Popovic donin të vrisnin Gani Kryeziun, por nuk ndante të njëtin mendim Velimir Stojnic. Gani Kryeziu kishte një formacion me frymëzim të majtë, por që luftoi për clirimin e Kosovës. Bashkë me të ishte edhe i vëllai, Seëit Kryeziu dhe Llazar Fundo. Ky i fundit u vra nga Enver Hoxha.
Në një mbledhje të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha, në diskutimin e tij, tha se kur erdhi çeshtja për të vrarë Gani Kryeziun, Velimir Stojnici nuk kishte pranuar. Miladini mendonte ndryshe nga Stojnici, ai ishte për vrasjen e Kryeziut. Ju bëmë dy raporte, theksoi Hoxha, njëri politik prej meje dhe tjetri organizativ prej Lirisë (Gega-shënimi im). Velo priste ti raportonim ndryshe, kurse gjendja ishte ajo dhe ne ashtu dinim dhe jo në një formë të organizuar duke u mbledhur Byroja. Paraqitja që i bëmë ne nuk ishte raport por informacion. Nuk iu dha një raport i gjërë mbi gjendje të P. tonë.