Pergatiti Xhafer Sadiku
Ofensiva e Perëndimit në Ballkan duket se prej tridhjetë vitesh ka entusiazmuar një numër të madh të shqiptarëve, pasi përceptohet sikur aspirata jonë për bashkim kombëtar dhe integrim evropian përkon me strategjinë e tyre. Në fakt, projektet e Perëndimit drejt Lindjes datojnë që nga ofensiva e Napoleonit drejt Rusisë, e më vonë e Hitlerit po drejt BRSS. Për të kuptuar më mirë të sotmen, duket të hedhim vështrimin në të shkuarën dhe më mirë se kushdo na e sqaron Konferenca e Kishave Orthodhoksse Autoqefale, mbajtur në Moskë, në korrik 1948. Në atë konferencë mori pjesë edhe një delegacion i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, kryesuar nga Peshkopi Paisi Vodica.
Referatin kryesor e mbajti Arqipeshkopi Hermogen, i cili kritikoi Vatikanin, që, sipas tij, përpiqej për sundimin e botës dhe për arsye se në rrugën drejt qëllimit të tij ai gjente pengesat në Kishën Orthodokse. Sipas Hermogen, Vatikani shfrytëzonte rrethanën ndërkombëtare për të nënshtruar orthodoksët. Për të ilustruar këtë ai përmendëte librin e publicistit katolik Gabriel – De – Xharo; “Shenjtëria e tij Piu XII-të. Mesazhet e drejtuara botës në kohën e luftës. Paris Viti 1945”. Në këtë libër G. Xharo shkruante, se Piu XII u muar vesh me Hitlerin për të dërguar në pjesët e pushtuara të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (B.R.S.S) priftërinj të tij për të kthyer rusët orthodoksë në katolikë.
Hermogen citonte edhe Fon Papen, bashkëpunëtorin e Hitlerit, i cili, në 1933 deklaronte: “Perandoria e tretë është shteti i parë në botë, i cili jo vetëm që njeh, por edhe transformon në praktikë parimet e larta të papizmit”.
Jerarkët e Kishës Ortodokse theksuan në konferencë se parimi kryesor i veprimtarisë së papëve ishte tendenca për sundimin e botës nga Vatikani. Ata i referoheshin edhe parathënies së tekstit gjerman të marrëveshjes Lateran (Piu XII- Musolini, viti 1929).
Sipas jerarkëve të Kishës Orthodokse, në Poloni popullsia orthodokse shtypej deri në vitin 1945. Piu X, Benedikti XV, dhe veçanërisht Piu XI, duke u mbështetur në qeverinë e Pilsutskut, Bekut etj., bënin polonizimin dhe katolizimin e popullsisë ukrainase dhe bielloruse të Ukrainës dhe Bjellorusisë Perëndimore. Në kumtesën kryesore u theksua se në kohën kur Piu XI ishte nunci në Poloni ai sunonte nënshtrimin e Kishës Orthodokse, duke mbështetur shpresa të mëdha tek kisha uniate. Ndihmësi i tij më i afërt ishte Mitropoliti uniat Konti Sheptickij, me rezidencë në Lëvov.
Teosofi katolik Grentrup, në librin e tij mbi qëndrimin e Kishës Katolike ndaj pakicave nacionale mbi kishën uniate në Poloni, shkruante: “Froni i apostujve e shikon kishën uniate ukrainase në kuadrin e politikës së madhe kishëtare si koridor, nëpërmjet të cilit ai ka shpresë të gjejë hyrjen në Kishën Orthodokse. Ukrainasit do të mundin të kryejnë këtë detyrë të pushtimit të Kishës Orthodokse vetëm në atë rast, në qoftë se lloji i veçantë i rregullave fetare të tyre dhe mënyra e jetësesë së tyre përforcohet. Dhe pastaj duhet të presim nga Roma sa të jetë e mundur, një përkrahje dhe çdo ndihmë për zhvillimin e kishave ukrainase”.
Sipas Hermogen, në pragun e Luftës II Botërore, me udhëzimet e Piut XI në Poloni, u shkatërruan 135 kisha orthodokse.
Mbledhja e Moskës theksoi se “persekutime akoma më të mëdha kundër orthodoksisë ushtroshin nga ana e Vatikanit në gadishullin Ballkanik.
Jerarkët e kishave orthodokse të shteteve të Ballkanit, i referuan Mbledhjes së Moskës “për tmerre që vuajtën orthodoksët e Serbisë, Kroacisë, Bosnjës, Hezergovinës nga kurija e Romës”.
Në Kroaci, referuar oratorëve të mbledhjes, “sipas udhëzimeve të Vatikanit filluan persekutime të orthodoksëve dhe kthimi i tyre në katolicizëm me dhunë”.
Në 1943 në Çikago u botua një libër me dokumente mbi masakrat në Kroaci nga ana e pushtuesve dhe ustashëve, si dhe mbi persekutimet kundër Kishës Orthodokse. Libri ishte botuar nga Kisha Orthodokse Serbe në Amerikë dhe dolli me parathënien e peshkopit të Nju Jorkut T. Kaningu. Hermogen, duke iu referuar librit në fjalë, theksonte se në Kroaci okupatorët i masakronin në masë popullsinë ortodokse. Shumë kisha orthodokse, thuhej në referat, u shkatërruan, një pjesë e institucioneve orthodokse u konfiskuan, të tjerat u transformuan në kisha katolike. Manastiret, pjesa e të cilave kishte një të kaluar historike shumë të madhe, i’u dorëzuan urdhërave romake-katolike, ndërsa “pallati i patrikut u zu nga katolikët. Nëpunësit e besimit ortodoks ishin lajmëruar, se në shtetin kroat mund të mbeteshin në shërbimin e shtetit vetëm ata që bënin pjesë në kishën romake katolike…” Sipas dëshmive të bëra në mbledhjen e Moskës, “Kleri katolik merrte të gjitha masat për kthimin me dhunë të orthodoksëve në katolikë”, Sipas Hermogen, 240 mijë serbë ishin bërë uniatë me dhunë. U suprimua eparkiha e Karlovacit. Nga një eparki e lulëzuar dhe me shumë qendra, mbetën vetëm 25 të tilla. Priftërinjtë katolikë nga fronat e kishave thërrisnin për masakrimin e orthodoksëve.
Në fjalën e Hermogen u theksua se mes të vrarëve ishte dhe Mitropoliti Petro i Sarajevos si dhe peshkopi Pllaton. Nën influencën e predikimit të priftit katolik, gratë katolike të revoltuara hynë me forcë në shtëpinë e peshkopit Sava dhe e vranë, ndërsa trupin e hodhën në lumë. Në Zagreb u vra Mitropoliti dhe peshkopi Erofei.
Nga Kroacia dhe Herzegovina ikën në Serbi 600 priftërinj ortodoksë. Ngjarjet e atyre viteve i ka pasqyruar shkrimtari Viktor Novak në librin e tij me titull “Krimi i Madh”.
Në Zagreb, më 17 dhjetor 1941, ishte thirrur mbledhja e peshkopëve katolikë të Hezergovinës, për përpilimin e instruksionit që do të shërbente në kthimin e orthodoksëve serbë në katolicizëm.
Në Çekosllovaki disa peshkopë u pushkatuan, kurse Patrikun e mbyllën në burg bashkë me tre peshkopë të tjerë.
Në Bosnjë, sipas Hermogen, lideri ideologjik i vrasjeve të orthodoksëve ishte peshkopi katolik Sarik dhe se të gjitha këto bëheshin me aprovimin e arqipeshkopit katolik, Stepinac të Zagrebit.
Në referat, ai theksoi: “arqipeshkopi i Zagrebit, Stepinac, dhe peshkopë të tjerë kroatë as edhe një herë nuk e ngritën zërin e tyre kundër një sjellje të tillë të klerit të tyre dhe as me një gjest ata nuk u përpoqën të çfaqnin pakënaqësinë e tyre për këto krime. Heshtja e tyre e plotë është prova e tyre e pohimit”.
Në konferencë u theksua se në Sllovaki, Vatikani kishte zhvilluar të njëjtën politikë ndaj orthodoksëve. Politikën e tij ai e realizonte nëpërmjet partisë katoliko-popullore të Sllovakisë, me priftin katolik A. Glinka në krye dhe më pas nëpërmjet priftit Tiso. Sipas Hermogen, “në Sllovaki gjaku i orthodoksëve derdhej posi lumë, por Vatikani ishte i kënaqur nga kjo veprimtari anti-kristiane dhe kriminale e Tisos, sa që i dha titullin e oborrtarit të Vatikanit dhe e bëri atë peshkop”.
Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse Rumune, peshkopi i Klluskut Nikollai, i tregoi mbledhjes së lartë se “në vitin 1940 Vatikani kishte zhvilluar intriga të mëdha në Rumani”. Sipas tij, “në Rumani, më se 65 për qind e popullsisë ishin orthodoksë dhe vetëm 12 për qind katolikë”. Megjithëse katolikët ishin në pakicë “Vatikani ndërmorri hapat e duhura për të kthyer orthodoksët si uniatë”.
Në nëntor 1940, Gjeneral Antonesku vizitoi Vatikanin, dhe atje u zhvilluan bisedime rreth uniatizimit: “sepse, – thoshte Papa, – në Rumani do të jetë qetësia vetëm atëhere , kur ajo do të bëhet katolike”. Pas luftës, qeveria rumune, kishte pikpamje krejtësisht të kundërt: “në Rumani do të mbretëronte qetësia vetëm atëherë kur s’andejmi të dëbohej Vatikani. Për këtë mund të mendohej në bazë të prishjes së konkordatit me Vatikanin”. Neve, theksoi mbledhja e Moskës, “na mbetet vetëm të urojmë që popullsia e Transilvanisë të çlirohej sa më parë nga uniatizimi që iu imponua asaj me dhunë 250 vjet më parë.
Hirësija e tij Paisi, theksoi në Konferencën e Kishave Ortodokse se Italia e pushtoi Shqipërinë “me bekimin e Papës” dhe se ai e bëri këtë gjë,“sepse shpresonte në forcimin e katolicizmit në Ballkan”.
Në konferencë u përmend edhe sjellja e gjermanit Ercbergeri, i cili kishte zhvilluar tratativa në Turqi rreth çeshtjes armene, por sipas Hermogen, ai bënte dallim në mes të armenëve – katolikë dhe armenëve orthodoksë. Të parët i merrte nën mbrojtjen e tij, ndërsa për të dytët nuk protestonte, sepse – e shpjegonte ai, -armenët orthodoksë simpatizonin Rusinë.
Me fitoren e Ushtrisë së Kuqe mbi nazizmin presioni religjioz i Perëndimit mbi kishën Ortodokse mori fund, por për vendet e Lindjes do të krijohej një “Besim i Ri” socializmi.
Në mënyrë indirekte, përgjegjëse ishte edhe imperializmi perëndimor, i cili, duke kërkuar të vendoste hogjemoninë politike dhe religjoze mbi popujt e tjerë të Lindjes me kulturë mijëra vjecare, i armiqësoi këta popuj që e paguan me cmim të strenjtë lirinë dhe religjionin.
Mos vallë Perëndimi ka të njëjtën strategji nën slloganin “Globalizëm”?!
Nëse po, përfundimi do të jetë i njëjtë.