Në 8 qershor 1919, Pandeli Evengjeli i shkruante nga Parisi kolonisë së shqiptarëve të Rumanisë se gazeta Le Figaro e së njëjtës datë shkruante kundër interesave të shqiptarëve. Evangjeli u kërkonte shqiptarëve të Rumanisë të mblidheshin e ti dërgonin telegrame proteste Konferencës së Paqes. Ai kërkonte që shqiptarët e qyteteve të Rumanisë të dërgonin nga një telegram per cdo qytet. Nga letra e tij marrim vesh se 850 shqiptarë nga Bukureshti i kishin dërguar konferencës një memorie e cila, nga delegacioni anglez ishte pritur mirë.