Në një Urdhër Veprimi të shtabit të Brigatës V, që vepronte në Kosovë, dërguar shtabeve të batalioneve të saj, në 4 dhjetorr 1944, midis të tjerave thuhej se në krahinën e Drenicës ndodheshin fuqi armike prej afro 700 vetash, të cilat kishin përfituar nga mosvajtja e forcave partizane atje.
Forcat e atjeshme, që shtabi partizan i quante tradhëtarë, komandoheshin nga Jakup Rama, Dem Ali Pozhari, Mehmet Agë Berisha, Mehmet Agë Rashkoci, Bajram Gashi, Mehmet Gradica etj.,
Në urdhër veprimin në fjalë theksohej se të gjitha forcat reaksionare të rrethoheshin e të shpartalloheshin me çdo kusht dhe robërit që mund të kapeshin të dërgoheshin pranë shtabit të brigadës. Të bëhej mobilizimi i dëtyrueshëm dhe të çarmatoseshin ata që nuk dëshironin të mobilizoheshin dhe të digjeshin shtëpitë e atyre që strehonin “reaksionarët”.
Operacioni u realizua në datën 5 dhjetor 1944 ku morën pjesë të pesë batalionet e Brigadës V partizane.