Me hyrjen e brigadave partizane në territoret shqiptare jashtë kufijve shtetërorë, bënë mobilizimin e detyruar. Gjermanët kishin ikur me kohë, por ata spastronin tërritoret shqiptare nga nacionalistët në favor të komunistëve sllavë. Por, dezertimet ishin në masë. Kush kapej pushkatohej. Duke qenë se ishte dezertim masiv, shtabi i Brigadës V Partizane i drejtohej shtabit të bataliot V- të me udhëzime konkrete.
Midis të tjerave, theksohej: Për elementat që dezertojnë duhet marrë masa dhe të merren në këtë mënyrë. Të kapen tu bëhet gjyqi dhe të pushkatohen para batalionit me një konferencë të gjërë… Dezertimi në masë sic u ka ngjarë juve tregon mos punimin tuaj në masë gjë që u është theksuar, dhe në rast përsëritje ngarkoheni me përgjegjësi”.