Në Konferencën I të Vendit të PKSH mbajtur në Labinot (mars 1943) , tonin e punimeve dhe tezat i dhanë të dërguarit e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, Bllazho Jovanoviç, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha.
Popoviç, në fjalën e mbylljes, midis të tjerave tha: “…që prej sot fillon jeta e partisë tonë në kuptimin e vërtetë. Do me ju porosit do gjana: me forcue partinë në numër e në kualitet; me me forcue lidhjet organizative ndërmjet K.Q. (Komitetit Qendror- XH. S) dhe shokëve; me zhdukë gjithë trashëgimet e smunda, sektarizmin, me grumbullue fshatarësinë dhe me pasurue partinë me fshatarë; me ba medoemos njësin e partisë me ruejt nga sëmundja e spastrimit; me zgjerue e me forcue luftën nacional-çlirimtare dhe po ta zbatojmë mirë rrugën tonë do kemi sukses; kemi ba gabime, tani nuk duhet ma…”