Në një raport të komitetit qarkor të Shkodrës dërguar Komitetit Qendror të PKSH, në 1 nëntor 1943, midis të tjerave vihej në dukje se në Malësi të Madhe nuk ishin futur fare pse vullnetarët i kishin bërë lëvizjes nacional clirimtare me kohë një mur të fortë.
Sipas tyre, në Malësi të Madhe kishte shumë krerë “reaksionarë” si Prek Cali, Misli Gjeto Doka i Grudës, Dod Nikolla, Jup Kazazi. Bajraktari i Hotit, Mul Delija, sipas sekretarit të qarkorit, kishte mbajtur qëndrim shumë elastik si kundër tyre ashtu edhe të popujve të Jugosllavisë. Kështu kishte deklaruar në një konferencë të gjërë ditën e kapitullimit të Italisë, ku kishin qënë edhe komunistë si dhe Jup Kazazi, Sami Koka, Et’hem Haxhiademi, Dr. Bahri Kopliku etj.