BAJRAM CURRI KËRKONTE NDIHMËN E PARISË SË SHKODRËS PËR KRYENGRITJE

(Shkurt 1922)

Në 22 shkurt 1922, Bajram Curri u dërgoi një letër Sulçe Beg Bushatit, Musa Jukës dhe Muharrem Agë Kazazit për ta mbështetur në një kryengritje të tij kundër qeverisë. Sic merret vesh nga letra, dukej se ai u kishte dërguar letër edhe parisë së komunitetit katolik të qytetit.

Tre shkodranët e njohur e biseduan me popullin dhe parinë myslimane të qytetit dhe në datën 28 shkurt i kthyen përgjigje Bajram Begut, ku vendosën të mos e mbështesnin duke i treguar edhe arsyet.

Përveç tre të sipërpërmendurve, letra mbante edhe emrat e H. Halilit, H. Brahim Repishtit, Abdullah, Myftiu Mehmet Tahir, Musa Dërgutit, Jakup Rrojit, Muharrem Gjylbegut, Myrto Llazanit, Cano B. Ajazmës, Muhamet Gjyrezit, Maliq Sokolit, Hasan Bekteshit, Elez Sokolit, Ferhad Drishtit, Selim Recit, Elez Mukës, Zenel Mandiqit, Can Jonuzit, Elez Sykja, Caf Dragusha, Jusuf Kisha, Said Alija, Latif Anamali, Abdyl Cela, Hajdar Huli, Dervish Milota dhe Maliq Gjyli.

Kryengritja e Bajram Currit, e marsit 1922, u shtyp nga qeveria.

IBB
error: Content is protected !!