Baroni Nopca, që shëtiste si gjeolog në Malësinë tonë, krahas punës “studimore” kryente edhe punë të tjera. Ja me se merrej Nopca, sipas një dokumenti të kohës dwrguar nga Vjena konsullatws nw Shkodwr:
“Sekret. Këto ditë qe në këtë Ministri dhe në shtabin madhor gjeologu që shëtit Shqipërinë dhe që e njihni dhe ju Baroni Franc Nopca dhe biseduam me të për akcionin eventual, që ka qënë lenda e korespondencës me Baronin Maacchio. Hapat pregatitëse që kemi ba në punën në fjalë arrijtën gjer në atë pikë sa mundëm të shtimë në dorë nga Ministria e Luftës hë për hë 5000 maliherë (model ushtria) dhe 100 maliherë Schenaner. Baroni Nopca i cili ka relacione të shumta me krenët me rëndësi në Malësi na tha se asht gati që suvensioni material qëu ka pasë dhanë krenëve deri më sot, t’a vazhdojë edhe këtu e tutje me shuma ma të mëdha, veçse gjithnjë në emën të vet, parallel me këtë jam i mendjes që të vijoni dhe ju në pagesën e ndihmave të vogëla që u bani krenëve që njhni… Po i autorizoj që këtej e tutje cdo muaj t’i dorëzoni Baronit Nopca 2500 fr. siç i’a kemi premtue në këtë ministri për t’i shpenzue për qëllimin e sipërm; sa u përket 3000 frangave që kërkoni po për atë qëllim për semestrin e parë të këtij viti po i’a aprovoj dhe e lë në dorën e juaj t’a kapërceni këtë shumë në qoftë e domosdoshme me konditë që të mos e shtrini tepër. Shumat përkatëse do t’ju dërgohen me reskript të veçantë në kasën e zyrës së postës aty”.