Forcat komuniste të vajtura në Kosovë dhe Maqedoni nga Shqipëria kërkonin të eleminonin shqiptarët nacionalistë, qoftë edhe pa asnjë fakt. Më e butë në këtë drejtim ishte O.Z.N.A.
Në një shkresë të dates 11 gusht 1945, te komandës së Brigadës VIII, dërguar Shtabit të Divizionit VI, theksohej:
“ OZNU-a këtu jo vetëm s’na ka dhënë ndihmat e duhuna, por indirect saboton punën t’onë; kërkon të perngojë operacionin duke ndërmjetësuar për lirtimin e të arrestuarëve, gjithashtu ka refuzuar të na japi ndihmën e duhur në kapjen e elementave të dyshimtë, ose reaksionarë që ndodhen në katundet e kësaj N/Prefekture”.