Fukarallëk i madh atë vit. Për të dalë nga gjendja e vështirë, udhëheqja e regjimit zhvilloi konferencat e partisë në rrethe. Të deleguar anëtarët e Byrosë Politike. Kështu, Komandanti në Elbasan, Mehmeti në Tiranë e Durrës, Balluku në Lezhë, Tuku në Shkodër, Liria në Lushnje e Fier e kështu me radhë.

U bënë edhe konferencat, … përsëri mbledhje e Birosë per konkluzionet.

-Pa na raportoni, shoke – e hapi mbledhjen komandanti.

-Gjendje e vështirë, – e mori fjalën Liria. Asnjë vajzë delegate nga Mallakastra. Edhe ato që ishin në konferenca nuk folën fare… Kulaku shan Sigurimin, pushtetin dhe Partinë…

-Një shok që kishte vrarë një kriminel, -theksoi Balluku, – “u propozua dhe u zgjodh në Komitetin e Partisë. Kjo tregon se çmohet puna e atyre që janë të vendosur për Partinë… rrugës unë pashë antarë partije që shkonin në ndjekje të kriminelëve”.

-Unë isha në Vlorë e Tepelenë, – vazhdoi Hysniu, … për luftën kundra armikut dhe diferencimin e kulakut ata kanë bërë lista… unë ju fola si duhet bërë lufta kundër kulakëve… Aty doli edhe problemi i mungesës së bukës…

E mori fjalën komandanti: Në Elbasan unë pata rast dhe u poqa dhe me popullin të cilët nuk bënë asnjë ankesë për gjendjen dhe vështirësitë. Poqa edhe fshatarët dhe i vura në pozitë që të flisnin, edhe ata nuk kishin ankesa dhe i aprovonin kërkesat tona, bile ata thanë që të ishin marrë më parë masa e preries së bukës për fshatarët jo produktorë… Vetëm u ngrit çeshtja e gruas që ishte e dobët. U ngrit gjithashtu çeshtja e një shoqe që ndiqesh nga një shok dhe akuzohesh si fanatike pa të drejtë se ajo mbronte nderin e saj, por përgjithësisht shokët atje janë të mirë.

Tuk Jakova: Në lidhje me fanatizmin, në Shkodër u ngrit çeshtja e grave me perçe dhe atje kishte nga shokët e partisë që mbanin të tilla në familjet e tyre. Unë thashë që për këto të meresh ndonjë masë në konferencë.

Hysni Kapo: Në Tepelenë përkundrazi nuk ekziston një gjë e tillë. Atje elementët myslimanë kërkonin gjëra dhe sivjet atje është zhvilluar shumë rritja e derrave.

Raportoi edhe Gogua, që bashkë me Shefqetin kishin qenë në Gjirokastër e Sarandë:

-“Si në qytet dhe në rreth e ngrinin këtë cështje që fshatarët nuk kanë bukë… Atje kishte gra që thoshin ishim më mirë me Zogun se sa me Enver Hoxhën…”

__________

Marrë nga Procesverbali nr. 28 i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Central të PPSH, datë 21.5.1949.

Me fjalën kriminel, komunistët etiketonin ata që arratiseshin.

error: Content is protected !!