Shoqja Nexhmije Hoxha: Desha një sqarim lidhur me gjendjen ekon9omike në fshat. Në vitin 1987 thuhet që 1 familje ka patur 280 lekë të ardhura në vit. Për 1 muaj I bien 23 lekë të ardhura. Si rrojnë këto familje me ët ardhura kaq të pakta?
A llogaritet këtu kredia që merr kooperativa apo kooperativat dalin deficit? A bëhet krahasimi i prodhimit me anën financiare? Unë kam dëgjuar se jo vetëm përvetësohet shumë, por, ndoshta, ndajnë prodhime në natyrë, që dhe këto kanë vleftë leku vetëm se nuk i marrin si lekë. Dhe në ato familje që kanë njerëz në punë shteti u takon 167 lekë për freymë në muaj. Minimumin e llogaritjes së nevojave ushqimore në muaj e kemi 2000-2500 lekë, madje dhe pensionet në bazë të kësaj janë llogaritur.
Kjo gjendje nuk është vetëm në Dibër, kemi dhe disa zona të veriut që marrin pak të ardhura, por ky është një problem tepër serioz, se shteti vazhdon t’i mbajë me kredi, madje nuk shlyejnë as veten, dalin debitorë. Si do të bëhet kjo?