Në fillim të vitit 1990 u bënë tentativa për organizim demostratash në disa rrethe të vendit, të shoqëruara me propagandë kundër regjimit.

Më 16-17 prill 1990, u mbajt Plenumi i KQPPSH ku u diskutua gjendja në vend. Ja si e si e shihte situaten Ramiz Alia:

“…Edhe demonstratë po të na ndodhin, ne do t’i shtypim. Por pse të na ndodhin? 120.000 komunistë, gjithë këto organizata masash pse të lejojnë të dalin në rrugë të bërtasin me dy gishta lart qoftë dhe 50-100 rrugaçë? Çdo komitet Partie i ka mundësitë politiko-ideologjike për të përballuar parrullat armiqësore, i ka në dispozicion mjetet e dhunës për të goditur në kohë organizimin dhe veprimet konkrete të elementëve keqbërës. Është moment i acaruar që kërkon nga çdo kuadër, të tregojë aftësitë e veta edhe për këto moment, edhe për këtë lloj punësh. Kush nuk e kupton këtë situatë presionesh, nuk e kupton se ndihmon situata të rënda…”

error: Content is protected !!