Një nga goditjet më rënda që i dha Partia Komuniste e Shqipërisë (PPSH – PS) shoqërisë shqiptare ishte tronditja e moralit. Që me marrjen e pushtetit, komunistët e spastruan aparatin shtetëror nga elementët e padëshiruar për ta, sipas tyre, “armiq”. Procesi zgjati disa vjet ku ata nxorën disa akte, më e plota ishte platforma nr. 180 Tepër sekret, datë datë 20.2.1953, për këtë qëllim.

Në dosjet e fondeve të ndryshme të arkivit të bën përshtypje statistika e rritjes së divorceve dhe tronditjes së familjeve, ku pati edhe shumë vrasje.

Kështu, gjatë viteve 1950-1954 u shkurorëzuan 9189 çifte. Numrin më të madh e kishte qarku i Korçës me 2374 të shkurorëzuar, i ndjekur nga Tirana, Vlora, Berati dhe Gjirokastra.

Gjatë këtyre viteve u shtuan edhe vrasjet. Në vitin 1950 kishte 158 të vrarë, shifer të lartë kishte edhe viti pasardhës, ndërsa më 1952 numri arriti në 185 vrasje.

Në një relacion të prokurisë theksohej se “Motivet që kanë shtyrë në këto vrasje kanë qenë çeshtje grash dhe grindje të tjera”.

Interesant është fakti se regjimi i mbante të fshehura për publikun shifrat e vrasjeve, ndërsa ato të divorceve jepeshin të reduktuara. Kështu, nëse në dosjen nr 103 të Komisionit të Planit të Shtetit jepet numri i saktë i divorceve dhe shkaqet, në vjetarin statistikor të vitit 1965 numri i tyre jepej disa herë më i vogël.

___________________

1- AQSH, fondi i Komisionit të Planit të Shtetit, viti 1954, dosja 103.

2- AQSH, fondi i Prokurorisë së Përgjithshme, viti 1952, dosja 11; (Relacion mbi gjendjen e kriminalitetit)

3- Vjetari statistikor i Republikës Popullore të Shqipërisë 1965, f. 105-108.

error: Content is protected !!