Ilia Dilo Sheperi për bashkimin e dy dialekteve të shqipes: “Ësht kështu e afërmendëshme që sot për sot kemi nevojë nga njera anë të mbledhim me shpejti në një fjalor të tërë pasunin që ka gjuha e jonë, dhe nga ana tjeter t’a studiojmë këtë pasuri në gramatika me bazë sicilin nga të dy djalektet dhe me
krahasim të njërit me tjatërin, që të mundemi kështu duke i studiuar
të gjithë të gjitha fenomenet e gjuhës të arrijmë në gjuhën e
përbashkëtë, gjuhën që duhet të jet – siç shkruante aty shpejt një
nga dijetarët e vlefshëm të gjuhës, s’anë – gegënishtja e tosqizuarë
ose toskënishtja gegizuarë”.
“Ësht e natyrëshme t’i mungojnë ç’do gjuhë fjalët e sendevet
që nuk i ka pasur kombi që e flet, dhe shfaqjet e mendimevet
për të cilë ky nuk ka patur nevojë. Fjalët dhe shfaqjet e këtilla
i ka krijuar çdo gjuhë kur është shfaqur nevojë për to, dhe kur
këjo nevojë i është shfaqur e ngutëshme, i ka marrë nga gjuhëra
të huaja. Po nuk ësht quajtur nga ky shkak as e varfërë as e
përbuzëshme, gjersa i ka me plotësi elementet për shvillim dhe hollësim”.
“Në ësht, pra, se gjuha shqipe nuk i ka përmbushur gjer sot
disa nga këto të meta, arësyet nuk duhen kërkuar në gjuhë, po
në konditat, nënë të cilat ësht folur këjo gjuhë”.
“Që të jet’ e mundurë të kemi dhe neve gramatikën që na
duhet, esht nevoja të mbledhim më parë gjithë lendën e gjuhës,
t’i studjojmë gjithë elementët e sajë, dhe të mos marrim prej syresh
gjë nëpër këmbë para se të bindemi që këjo gjë ësht e pavlefsheme
dhe për t’ u hedhur poshtë”.
“Dhe me qenë se askush prej nesh nuk mund të thotë se i
ka studiuar dhe i di mbarambarthi të gjitha hollësinat e të dy
dialekteve, me të cilat kombi shqipëtar e flet gjuhën e vetë, ësht
nevojë piksëpari t’ ia bëjmë të dy palët të dituna njerijetrit këto
hollësina”.