Historianët marksistë kanë falsifikuar historinë në të gjitha periudhat e saj me qëllim përcarjen e popullit dhe, duke e parë si kolateral, ruanin pushtetin.
Krahas dokumenteve të shumta që hedhin në kosh të plehrave historinë e shkruajtur prej tyre, ja një letër e Jusuf Elezit dërguar Bajram Currit, më 14 kallnuer 1911.
Jusuf E. Elezi, midis të tjerave shkruante:
“Mora vesht që Zot. Esat Pasha kishte ardhë në vatrën e lindjes këtij edhe kishte marrë leje (6) janë; këtij zotnie (Pashaj) i falemi nderes shumë, edhe i lusim të mirën gjithë shqiptarët që ka fol në Parlament pa pengim fare si nji Atdhetar i vërtetë që asht, po Perëndia i dhasht jetë të gjatë e e shtoftë me nji tufë zotni të vegjël…”
Fjala e Esat Pashë Toptanit në Parlament ishte për të rihapur shkollat shqipe dhe për të liruar nga të arrestuarit që ndodheshin në burgje për shkollat shqipe. Pas kësaj, qeveria i rihapi shkollat dhe liroi nga burgu të arrestuarit.
Esad Pashë Toptani ishte ndër deputetët më trima të asaj legjislature dhe fjala e tij kishte peshë të madhe.