(8 tetor 1912 – 14 maj 1913)
Për Luftën e Shkodrës, autorë të huaj kanë shkruar libra të shumtë nëpërmjet të cilave njihemi me vuajtjet e banorëve në qytetin e rrethuar, me heroizmin e mbrojtësve të Shkodrës, të cilët hëngrën edhe mish të kuajve të ngordhur dhe rezistuan edhe një muaj pasi Fuqitë e Mëdha vendosën që qyteti t’i mbetej Shqipërisë.
Në atë luftë të përgjakshme u vranë dhe u plagosën afro dhjetmijë malazezë dhe serbë dhe afro shtatë mijë shqiptarë dhe ushtarë të perandorisë osmane.
Betejat për mbrojtjen e Shkodrës janë pasqyruar edhe në relacionet e të dërguarve të Selisë së Shenjtë, në librin “Sette messi di terrore in Scutari”, botuar në Padova, më 1913.
Historiografia jonë zyrtare nuk ka shkruajtur asgjë për atë luftë aq heroike!
Edhe tre dekada pasi ka rënë regjimi komunist!!!