(Flamuri i Jugosllavise ne gjysem shtize)
Shoqëria “Bashkimi” vendosi që Avni Rustemin ta varroste në Vlorë. Interesant është fakti se nga Durrësi në Vlorë trupi i tij është transportuar me vaporin “Beograd”, madje flamuri i Jugosllavisë është ulur në gjysëm shtize.
“Me nji barkë me motor, mbulue me lulet e ardhuna nga të gjitha viset e Shqipnis, prej mramjet, trupi i Avni Rustemit la qytetin e Durrësit m’u imbarkue në vaporrin “Beograd”.. . Pak para mesnate vaporri u nis, me flamujt e Shqypnis dhe të Jugosllavisë në gjysë të shtizës në shej të zis, me parmakë të hekurt mbulue me kunora, gjithkah”.
Një fakt tjetër që u bëri përshtypje përfaqësuesve të Shkodrës ishte indiferentizmi i popullit të Tiranës për vrasjen e tij:
“Tue dalë ma vonë nëpër Tiranë, na banë përshtypje të keqe orkestrat qi bijshin nëpër kafe; sidomos në atë qi asht shi para spitalit ku pushojte kufoma e shejtë. N’at natë në të cilën marë Shqypnija heshte n’idhnim e në zi ishte dashtë të heshtshin edhe orkestrat e Tiranës. Por, ndoshta, Tirana s’e ka ndi nevojën e ktij shej jazit!”