Ditët e para të janarit 1912, u mbajt një mbledhje në shtëpinë e Syrja Bej Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit, ku morën pjesë deputetët e Beratit, Ismail Qemali dhe Aziz Pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës, Myfit Bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad Pashë Toptani dhe deputeti i Kosoves Hasan Bej Prishtina.
“Aty lidhëm besën, – shkruante Syrja bej Vlora, – duke u betuar mbi Kuranin e lavdishëm se do të përpiqeshim me çdo sakrificë për shpëtimin e kombit e të vendit tonë”.
Pas shpërndarjes së parlamentit, Ismail Qemali u nis për në Evropë, Syrja bej Vlora në Shqipërinë e Poshtme, Esad Toptani në Shqipërisë e Mesme, ndërsa Hasan Prishtina në Kosovë. Syrja Bej Vlora “Kujtime”, f. 42.