Nën këtë titull, periodiku “Yll’ i Mëngjezit”, që botohej në Boston, Mass., në numrin e 31 tetorit 1917, botonte kujtimet e Dhimitër Zografit për zhvillimet politike gjatë nëntorit 1912.

Në kujtimet e tij, Dhimitër Zografi shkruante:
“… Nga Trieste… me një vapor special që na dha Austria, pasi blemë ca armë dhe xhepane në Trieste, shkuam në Durrës ku arritëm pas dy ditësh. Për fatin tonë të mirë, ushtria e atjeshme prej 500 vetash, të gjithë shqiptarë dhe koloneli komandar i tyre Amit Toptani prej Tirane, një shqiptar fisnik i vleftë, bir Shqiponje.

Ky zot i shërbeu tepër çeshtjes tonë n’ato ditë aqë kritike dhe kombi ynë s’ia ka për t’ia harruar kurrë këto shërbime. Bashkë me Amit Toptanin dhe ushtarët vajtëm zumë telegrafanën dhe q’atje thërritëm gjithë bejlerët dhe parësinë e Shqipërisë, u bëmë të njohur ardhjen e Ismail Qemalit edhe të vijnë të gjithë në Vlorë, ku do të mbahet një kongres i madh dhe do të kasnecohet vetëqeverimi i Shqipërisë sonë”.
__________
Dhimitër Zografi: “Si u Kasnecua vetëqeverimi i Shqiperise”, botuar në periodikun “Yll’ i Mëngjezit”, Boston, Mass., 31 tetor 1917, Vol. 2, Nr. 6, f. 196-202.
Përfaqësues të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit ishin: Dhimitër Zografi, Dhimitër Emanuel, Dhimitër Ilo dhe Dhimitër Berati.

error: Content is protected !!