Pavarësia e deklarimi i neutralitetit të Shqipërisë dhe arritja e një armëpushimi të pjesshëm midis Lidhjes ballkanike dhe Portës së Lartë mbante një realitet konfuz që nuk përkonte me interesat austro-italiane. Ato ishin duke parë mundësinë e nxjerrjes së Shqipërisë nga sundimi osman, influencat ballkanike dhe ruse, duke shmangur ndarjen e saj në zona influence.

 

Me shpalljen e Pavarësisë, Turqia denonconte rreziqet përballë të cilave ekspozohej Shqipëria dhe si shembull sillte rastin e Krimesë. “…Nëqoftëse Turqia njeh pavarësinë e Shqipërisë, – theksonte Veziri i Madh, Qamil Pasha, – me çfarë të drejte mund ta mbrojë territorin e saj nga pretendimet e shteteve ballkanike? Ç’farë mund të bënte Turqia ndaj shteteve ballkanike kur Shqipëria ishte rebeluar kundër saj e kishte shpallur pavarësinë”? Në pretendofshin nesër aleatët në traktatet e paqes se Shqipëria ka ngritur krye dhe se ata nuk i lëshojnë tokat që kanë shkelur, ç’përgjigje t’u japim vallë?
Shqiptarët besonin tek Italia e Austria, por mbi ç ‘bazë e të drejtë këto shtete mund ta mbronin në luftën ballkanike, nëse ishte e nevojshme, kur ata vetë ishin deklaruar neutral?!

.
“Ju rrezikoni të mbeteni si Khani i Krimesë,i cili, duke u rebeluar kundër Turqisë për të shpallur pavarësinë, u ndodh pa pavarësi dhe pa Turqinë, duke u gllabëruar nga Rusia. Kështu do t’u ngjajë edhe ju, – theksonte Qamil Pasha, – por do të jetë tepër vonë”.

“Shqiptarët kanë vendosur ta mbajnë lirinë e tyre kombëtare dhe integritetin tokësor të Shqipërisë, – i përgjigjej Ismail Qemali, – dhe janë të bindur që Turqia do t’i përkrahë në këtë punë sa t’i vinjë nga dora”.

 

Në fakt, ashtu ndodhi. Trupat turke luftuan krah për krah me shqiptarët për të mbrojtur territoret shqiptare nga coptimi i shteteve ballkanike.

Afro pesëdhjetë mijë prej tyre ranë në fushën e betejës, në territoret shqiptare.

_____________

Marrë nga: Xhafer Sadiku, “Shqipëria 1878-1928 (Roli i elitës politike)”.

error: Content is protected !!