Më 12 dhjetor 1920, në Korçë u përkujtua ngritja e flamurit në 1916-ën. Pas Petro Harizit dhe Koço Gramenos që ishin ngarkuar të flisnin për atë ngjarje, fjalën e mori Faslli Frashëri, i cili foli pa patur lejen e përfaqësuesit të qeverisë.

Midis të tjerave ai tha: “…Korçën nuk është vërtet që e shpëtoj Themistokli Germenji në kohën e Francezëve. Korça ish e shpëtuar shumë më parë prej konferencës së Londrës 1913; dhe vetëm sjelljet dhe qeverimi i ri i atëhershëm punonte si i pëlqente, një vend përdorte nomet e Turqisë, tjatri nomet e Greqisë, tjatri nomet e Serbisë dhe këto nome përdoreshin pas qejfit si i pëlqente gjithëkujt dhe për të shërbyer çeshtje personale. Po dhe qeveri e sotme punon gjithë kështu dhe me këto mënyra, dhe më shumë për ambicje personale. Pra duhet të ngremë zënë dhe të kërkojmë zgjedhje për Asamble nacionale, dhe në mos dashtë qeveria, le të na burgosë”.

__________

AQSH, fondi 152, viti 1920, dosja 447.

error: Content is protected !!