Që nga rënia e regjimit komunist, çdo reformë është realizuar me miratimin e Perëndimit. Kushtetuta, kodet, kodet e procedurës, ligjet e organizimit dhe funksionimit të institucioneve, etj., janë tërësisht Perëndimore. Në institucionet kryesore të vendit ka inspektorë të huaj, kryesisht të Brukselit e Uashingtonit, që ndihmojnë në funksionimin e tyre, madje bëhen seminare për këtë qëllim. Por cili është produkti?!
Gjatë zbatimit të reformave është bërë kujdes që përfituese të jetë klasa sunduese e regjimit komunist dhe strukturat e saj më ekstreme. Shqipëria e sotme është vepër e tyre; krimi dhe korrupsioni po i marrin frymën popullit, ndërsa mafia politike e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Evropës. Ambasadorët e Perëndimit që dinë çdo gjë në këtë vend, heshtin kur është fjala për korrupsionin e klasës sunduese, kultivimin dhe trafikun e drogës.
Paralelisht me mbështetjen që u kanë dhënë sturukturave të regjimit të vjetër, të huajt kanë bërë kujdes që të mbajnë nën kontroll ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë me origjinë politike të djathë. Një studim i përciptë mbi organigramën e strukturave shtetërore do ta vërtetonte farë qartë një dukuri të tillë. Kjo bëhet akoma edhe më e rëndë po të ketë hetime për përfitimet nga tenderat dhe abuzimet e buxhetit të shtetit.
Ligji për Tokën dhe ai për dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë, janë dy nga ligjet më famëkeqe, me viktima të shumta për të parën dhe përçarjen e të persekutuarëve nëpërmjet ligjit të dëmshpërblimit.
Grabitja që u kanë bërë familjeve të cilësuara “kulak” është një nga aktet më kriminale të bandës në pushtet dhe tutorëve të tyre ndërkombëtarë.
Gjatë këtyre viteve, disa ish të burgosur dhe të persekutuar me origjinë dhe formim të majtë janë përdorur nga ambasadorët e huaj, për të realizuar qëllimet dhe interesat e tyre në Shqipëri. Që nga ambasadorja me veshje ushatarake, tek Widhers, Arvizu e Lu, të gjithë rezultuan mbështetës të klikës, madje mbrojtës të abuzimeve të saj.
Qëllimi i reformave të tyre, veçanërisht në fushën e drejtësisë ,është fare i qartë: kapja edhe e drejtësisë nga klanet e së majtës. Qytetarët në përgjithësi dhe ish të persekutuarit politikë me origjinë të djathtë në veçanti, më kot shpresojnë se “reformat” e bandave politike të mbrojtura nga tutorët do tu sjellin progres. Kjo është demagogjia e radhës për t’i garantuar pushtetin të majtës ekstreme.