(Sipas një memoriale të Semering, të datës 2 gusht 1908)

Shkelja e Novipazarit prej nesh do të na sillte patjetër në kundërshtim me shqiptarët dhe kështu do të na i shkatërronte frutet e punës s’onë kulturale që kemi ba me mundime vjet me radhë në favor të konkurentit t’onë italjan. Kolonitë e forta shqiptare në Novipazar si dhe bashkë atdhetarët e tyre do t’i bajnë kundërshti të ashpër cilit do zaptimit të huaj, andaj asht në interesin t’onë që ky kundërshtim të kthehet kundër Serbëve dhe Malazezëve dhe kështu të mbahet gjallë urrejtja tradicionale midis shqiptarëve dhe sllavëve. Politika e jonë kundrejt Shqipërisë dihet se asht: të pregatitim autonominë e ardhshme të popullit shqiptar dhe të ndalojmë që të mos shkeli Italia në bregdetin shqiptar n’Adriatik.

Na duhet të kemi një Shqipëni të bame me vehte nën hegjemoninë t’onë, një Mal të Zi me të cilin të kemi relacione miqësore dhe një Bullgari të madhe që të jetë e detyrueme të na i dijë për nder.

error: Content is protected !!