Në 9 shtator 1943, në Korçë u zhvillua një demonstratë për të festuar kapitullimin e Italisë fashiste. Por, ushtarët italianë hapën zjarr ku u vranë e plagosën me dhjetëra qytetarë. Në fakt, forcat komuniste u kërkonin ushtarëve italianë të dorëzonin armët ç’ ka bënte që ata të kishin frikë nga masakrat që mund të kryenin komunistët apo ushtria gjermane qe pritej tw hynte nw Korçë.

Në një letër që Koçi Xoxe i drejtonte KQPKSH në 14 shtator 1943, merret vesh se në demostratën e Korçës ishin u vrarë 35 veta dhe plagosur 50 deri në 70 të tjerë. Në mes të vrarëve ishte edhe një djalë shumë i mirë, Koço Stralla.

Siç del nga letra e Xoxes, në atë kohë sekretar i Qarkorit të Partisë Komuniste për Korçën, Maklini u kishte kërkuar italianëve që ose tu dorëzonin armët partizanëve, ose t’i digjnin. Italianët, pasi morën letrën e anglezit, i dogjën armët në Korçë ndërsa në Pogradëc partizanët prisnin të trashej miqësia me ushtarët italianë, por kjo nuk ndodhi dhe ata morën pak pushkë. Historiografia zyrtare asaj ngjarje nuk i ka kushtuar asnjë rresht!

error: Content is protected !!