Një letër e farmacistit Andrea Mima nga Durrësi për Lef Nosin, më 23 korrik 1924, përmban të dhëna interesante. Ai i shkruante Nosit se kishte marrë vesh se Lefi mblidhte dokumenta të vjetra për qëllime studimesh dhe se ai kishte blerë 15 kilogram dokumente për ti përdorur në barnatoren e tij.

Ato dokumente ishin të xhandarmërisë dhe të qeverisë së Esad Pashë Toptanit dhe sipas Mimës ishin të vlefshme për studime. Për ato dokumente me vlerë Mima këronte vetëm cmimin që i kishte blerë, 50 Lireta.

Po kështu ai kishte edhe dy libra të daktilografuara dhe që përmbanin studime të bëra nga austriakët. Edhe për këto ai kërkonte vetëm 50 Lireta.

error: Content is protected !!