Historiografia komuniste i ka kompromentuar forcat jo komuniste gjatë luftës si bashkëpunëtore me gjermaët. Mirëpo, në forcat që kishte misione ose oficerë anglezë apo amerikanë, përjashtohej mundësia e një bashkëpunimi të tillë.

Enver Hoxha, në raportin e Kongresit I të PKSH, theksoi se misionet angleze dhe amerikane i kanë dhënë ndihma dhe armë, municion dhe ushqime Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe Bazit të Canes si dhe grupeve të Muharrem Bajraktarit e të Fiqri Dines. Pranë Abaz Kupi qendroi deri ditët e fundit një mision anglez, me në krye Kolonelin Mc Lean, me Gjon Marka Gjonin e Kol Bib Mirakajn qe majori Noel. Në qendrën e shtabit të Fiqri Dines, Xhem Gostivarit dhe Hysni Demës rrinin misjoni anglez i kryesuar nga majori Peter Kamp, majori Riddel dhe kapiteni Henda. Pranë Skënder Muço në Dukat të Vlorës qëndronte një mision amerikan…

Atëhere, kush ka gënjyer. Enver Hoxha apo historiografia komuniste më pas?!

error: Content is protected !!