(Gramsh 1943)

Më 22 shkurt 1943, përfaqësuesit e katundeve të krahinës Vërcës, të nënprefekturës Gramsh, u mblodhën në katundin Kishtë për të formuar këshillin politiko-ushtarak të krahinës.
Në Konferencën e mbajtur në Bulcar, më 7 mars 1943, u shpjeguan parimet e direktivat e Partisë Nacionaliste-Ballit Kombëtar. U krijuan zonë-komandat dhe u zgjodhën komandantët e secilës prej tyre, përkatësisht, Ali Ymeri, Faik Bej Shënepremtja, Tashe Hoxha, Ahmet Bajrami, Dervish Musaj e Ali Murra.
Për të përqendruar forcat ushtarake të krahinës nën një komandë, pjesëmarrësit në mbledhje ishin të gjithë dakord që komandant i zonë-komandave të zgjidhej Bajram Kokla.
Deri atëherë ishin krijuar dy ceta të vogla nga Haxhi Olldashi e Lliko Mollaosmani në bashkëpunim me zonë-komandantin Ali Ymeri.
Cetat kishin detyrë të mbanin qetësinë e brendshme dhe nga sulmet që mund të vinin nga krahinat e tjera, siç kishte ndodhur deri atëherë.
Kështu, cetat komuniste të Mokrës kishin zhdukur në mënyrë misterioze Bano Bidon dhe kishin vendosur të digjnin shtëpinë e Tahir Demollarit nga Grabova B.
Këshilli i krahinës Vercës, në një letër të datës 21 Mars 1943, dërguar Shaban Zerecit, Tele Bacit,Rrahman Zvarishtit dhe Teki Kolanecit, theksonte se mbledhja e Kishtës ishte provokuar nga ngjarja e Snosmit dhe indinjata që shkaktoi në popull. Ata vinin në dukje se nuk donin gjakderdhje vëllazërore, gjë që do të kënaqte armiqtë e përbashkët. Ne, -terhiqnin vemendjen ata, – jemi dakord me ju vetëm në një pikë: Luftimin bashkarisht të armikut okupator, sa për ceshtjet e brendshme tonat, nuk u pranojmë të losni rolin e arbitrit dhe as nuk do lejohi të lozni asnjë rol tjetër…AQSH, FONDI 270, VITI 1943, DOSJA 23,

error: Content is protected !!