Jetojmë në një kohë kur politika dhe propaganda prodhojnë “heronj” të rremë. Ndërsa për ata, heronjtë e vërtetë u fol pak. Edhe nga radhët e tyre u krijuan disa mite… për të harruar të tjerët… për të zvogëluar përmasat e krimeve dhe rezistencës.

Pë rata nuk floën as shokët e tyre të vuajtjeve, as ata që i shitën për të mbijetuar vet. Me qëndresën dhe heroizmin e tyre mburren zvarranikët, qesharakët, qaramanët, interesaxhinjtë!!!

Megjithëse kanë kaluar vite, për heronjtë e vërtetë rrallë shkruhet!

Njëri prej tyre ka qenë Pjetër Ndok Vlashi, nga katundi Gjadër i Lezhës, bir i një familje dikur të pasur dhe e cilësuar kulak.

Më 24 korrik 1976 Sigurimi e vuri në përpunim aktiv 2-A, për “agjitacion e propagandë kundërevolucionare”. Por, qëllimi i Sigurimit të Shtetit ishte ta rekrutonte si agjent me material shtërngues, në drejtim të disa personave që përpunonte sigurimi si, Pal Ndoc Ndoka, Gjin Lek Ndoka, Zef Gjok Koleci, Shtjefën Ded Ndoka, Lek Ndoc Ndoka, – që të gjithë nga radhët e kulakëve.

Sigurimi krijoi një legjendë dhe qendra e punës e dërgoi Pjetrin me shërbim në Tiranë. Gjatë këtij udhëtimi, Sigurimi e arrestoi në fshehtësi dhe natën e 8 shtatorit 1976 e solli në birucat e Degës së Punëve të Brendshme Lezhë, ku iu nënshtrua një hetuesie intensive, për dhjetë ditë e netë. Nuk e thyeu dot. Ai nuk pranoi akuzat që i bënin dhe refuzoi bashkëpunimin me Sigurimin e shtetit.

Duke parë qendrimin e tij të vendosur, e dënuan me 7 vjet burg. Pa asnjë faj!

error: Content is protected !!