Në ceremoninë e varrimit të Avni Rustemit, që u bë më 30 prill 1924 në Vlorë, opozita e majtë mobilizoi nxënësit e shkollave, bandën frymore të qytetit dhe shoqërinë sportive të Vlorës.
Mori pjesë kleri i afërt me opozitën si: Gjysh Baba Ahmet Turani, Baba Ali Tomorri, Shuaip Borshi, Mulla Sulejmani, Behxhet Shapati dhe hafëz Qazim Vrenezi; kleri ortodoks nën kryesinë e Hirësisë së Tij, Imzot Fan Nolit, kleri katolik nën kryesinë e Gjergj Fishtës dhe anëtarët e Shoqërisë “Bashkimi”.
Arkivoli me trupin e Avniut u shoqërua nga xhamia e madhe ku iu bënë shërbesat fetare, në tregun e qytetit dhe pas një ndalese në sheshin e Flamurit, u përcoll në varreza. Gjatë itinerarit u mbajtën 17 fjalime nga figurat më të njohura politike dhe intelektuale te së majtës, si Ali Këlcyra, Llazar Fundo, Bedri Pejani, Halim Xhelo, Agjah Libohova, Qazim Kokoshi, Zydi Karagjozi, etj.
Nga komunitetet fetare folën klerikët Imzot Noli, Baba Ali Tomorri, Dom Lazër Shantoja dhe At Gjergj Fishta.
Njëzëtë e ca vjet më pas, “koburen” e Avniut do ta “përdorte” Enver Hoxha dhe shumicës prej tyre do tu hiqte kokat. Të tjerët i la pa varr e i syrgjynosi jashtë atdheut.
Shumë prej dishepujve të tyre sot, vazhdojnë dashurinë për koburen e Avniut!

error: Content is protected !!