Me vdekjen e udhëheqësit kryesor, Partia dhe Sigurimi rritën vigjilencën në drejtim të “armikut”. Njëri prej “armiqve të klasës” ishte Xhemali, një i moshuar që i kishte kaluar 77 vjet.
Gjatë luftës, bashkë me djemtë kishin qenë ndër bazat e Lëvizjes Nacional-clirimtare në zonën e Rrëzës, në Përmet, dhe partizanë të cetës së Rrezës.

Mirëpo situata ndryshoi kur komunistët morën pushtetin. Në 1951 familjen e Xhemalit e cilësuan kulak. Siku te mos mjaftonte izolimi, e arrestuan bashkë me dy djemtë dhe i burgosën për agjitacion e propagandë. Njëri prej tyre, pasi bëri 15 vjet burg, mori familjen dhe u arratis në Greqi e përfundoi në Amerikë.
Dukej se me pleqërinë e kishin lënë të qetë edhe ata të regjimit, por vdekja e udhëheqësit kryesor e nguci.
Gëzimin në shpirt ia pikasi “Piramida”.
-Tungjatjeta, xha Xhemal, – qënke gdhirë mirë sot.

– E.., ashtu.., si gjithnjë, – bëri të shkiste Xhemali, po tjetri nuk e la.

-Na la udhëheqësi, -xha Xhemal, si do të vejë puna jonë tani?
Kaq deshi Xhemali:

– E hëngri kakabuqen, vajti në p… të sëmës…
“Piramida” dic desh të thoshte, por ia preu fjalën kakarisja e pulave.

– Ja, dhe pulat po mbajnë zi për udhëheqësin….- tha Xhemali.

Pa mbaruar fjalën, palli një gomar.

– Ja, shihe, vazhdoi me ironi i moshuari, edhe gomari po mban zi…
“Piramida” u ngrit… Përmeti ishte larg, po detyra e donte të nisej në çast…

error: Content is protected !!