Në shtator 1943, në Mat ka ndodhur një ngjarje edhe më e rëndë se ajo e ndodhur në Grehot po ato ditë, ku u vranë më shumë se 30 ballistë. Siç dihet tashmë, në Gjirokastër, komunistët qëndruaan indiferentë dhe nuk u erdhën në ndihmë  bashkëkombasve të tyre ballistë.

Interesante ka qenë ngjarja e Matit. Sipas një letre të Mustafa Kaçaçit që mban datën 15 shtator 1943, dërguar Komisarit të Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës, katundarët e zonës sulmuan garnizonin italian ndërsa partizanët u bashkuan me ushtarët italianë kundër fshatarëve. Sipas Kaçaçit, u vranë 18 katundarë dhe u plagosën dy partizanë.

Ngjarja do të kishte përmasa edhe më tragjike sikur të mos kishte ardhur Abaz Kupi që ndërhyri për të stabilizuar gjendjen.

Kanë kaluar 30 vjet nga rënia e komunizmit dhe kjo ngjarje nuk është zbardhur nga historiografia zyrtare.  

error: Content is protected !!