Një kompani e Brig. I së bashku me një pjesë të Batalionit “Baba Abaz” shpartalluan forcat Balliste prej 250 vetësh në bregun e Vjosës (prej urës Dragotit në katundin Beçisht). U vranë 10 ballista dhe u zunë 45 robër, të tjerët u shpartalluan keqas.

Prej disa grupeve të zonës I operative Vlorë –Gjirokastër filloi një operacion i gjërë në krahinën e Këlcyrës dhe Dëshnicës që ishte në duar të forcave Balliste. Forcat Balliste u shpartalluan dhe të dy këto krahina u spastruan nga tradhëtarët. Armiku pati mjaft të vrarë dhe me dyzina robër.

Siç shihet, nuk ka pasur asnjë gjerman andej pari. Asnjë. Ata që i quanin ballistë në Dëshnicë, ishin banorët patriotë të krahinës.


error: Content is protected !!