Një letër e Ali Këlcyrës, që mban datën 7 shkurt 1944, dërguar Sulejman Beut, na njeh qartësisht se Balli Kombëtar nuk bashkëpunonte me gjermanët, ose më e saktë do të ishte: gjermanët nuk bashkëpunonin me Ballin Kombëtar.

Ali Këlcyra theksonte shprehimisht: “… Veprimet e gjermanëve nuk varen nga neve. As na pyesin, as na dëgjojnë për ç’ka mund t’ju themi. Ata veprojnë për hesap të tyre, si dhe neve veprojmë për hesapin t’ënë. Ne luftën tonë nuk mund t’a varim nga të huajt. As urdhëra marrim prej tyre, as urdhëra mund t’ju japim…”

error: Content is protected !!