Qysh më 7 prill 1939, populli shqiptar humbi jo vetëm pavarësinë dhe sovranitetin, por edhe dinjitetin kombëtar dhe atë qytetar. Pasojat e periudhës së luftës tashmë dihen, por pyetja që duhet bërë është: a na u rikthye pavarësia pas mbarimit të saj?!
Faktet historike dhe realiteti i periudhës së pasluftës na tregojnë se pavarësinë dhe sovranitetin që e fituam ndaj pushtuesve ua dorëzuam “miqve”, Jugosllavisë së pari, Bashkimit Sovjetik e Kinës më pas. Bëmë siç thoshin ata dhe pas afro gjysëm shekulli, përfundimi: të mjeruar ekonomikisht, të indoktrinuar ideologjikisht, të varfër shpirtërisht.
Në fillim të viteve 1990 e pamë mjerimin ekonomik, por jo edhe shkretëtirën shpirtërore. Shumica e shqiptarëve që morën arratinë u kthyen në argatë pa dinjitet tek të huajt; të tjerët që mbetën këtu ua dorëzuan sovranitetin “miqve”, që na premtuan se do të na ndihmonin. Zotër të këtij vendi u bënë ata dhe shërbëtorë të tyre e ashtuquajtura klasë politike dhe intelektualët.
Shqiptarët e Shqipërisë dhe trojeve etnike ndodhen nën sundimin e bandave që sundojnë popullin për llogari të tutorëve të tyre ndërkombëtarë, që na hiqen si miq…
Fushat nuk mbillen më me drithëra dhe perime.., miniera që shfrytëzohen barbarisht nga të huajt dhe hallexhinj që humbasin jetën nën masivet e mineraleve.., nafta një tragjedi më vete… kultura kombetare në mjerim…
Dhe ne festojmë çdo vit “pavarësinë” pa pavarësi, pa sovranitet, pa dinjitet!!!
Festojmë! Kur duhet të qanim për humbjen e saj. Si me 7 Prill 1939.

error: Content is protected !!