“…mjerisht fati jonë nuk po na don. Shqipnija psoj operacion pas operacioneve, humbi Kosovën, humbi Çamërinë, humbi një milion e ca prej bijve të saj që gjenden jashtë kufinit dhe tashti po i bëhet një operacion tjetër.

Na thonë të japim Velopojën, të japim Shën Naumin. Por edhe këto përse do ti japim! Dua të them zoti kryetar se e drejta nuk ka vleftë, kush ka fuqinë ai e ka të drejtën në dorë.

Mbasi do t’i humbasim këto vise e do të pësojmë prapë një operacion mbi kurris t’Atmes s’onë, në mos tjetër Qeverija jonë të përfitoj nga ky shkëmbim e të kërkojë shkolla shqipe në Kosovë ku kemi ma se nji milion vllazën t’onë, të kërkoj me dërgue konsulloza në Shkup e në Prizren, etj.

Serbët në Shkodër ku kanë një pjesë fare të vogël më pak se 1500 frymë të kombësisë së tyre kanë Konsullatë e kanë shkollë, Jemi të shtërnguar t’i japim leje qeverisë t’onë të hyjë në marrëveshje me me Qeverinë Jugosllave, po lypsen të dihen se kjo është një plagë e pashërushme në zemër e në trutë tona, e sikur pritën Serbët për të plotësuar idealin e tyre katër shekuj, ashtu do të prsim edhe neve, do t’i drejtojmë nipërit e stërnipërit tanë, dhe dikur këmbazi, dorazi, barkazi do të vemi në Kosovë nën hijen e Shkabës dykrenore”. Duartrokitje të pareshtura.

error: Content is protected !!