Nga fundi i luftës (gusht-nentor 1944), një pjesë e ish ballistëve kaloi me forcat partizane. Mirëpo, shumica e tyre u mbajtën nën kontroll të komunistëve dhe nuk ishin pak ata që u dënuan, madje edhe u ekzekutuan.

Njëri prej të ekzekutuarëve nga komunistët ishte Qerim Duma nga Borshi i Sarandës. Qerimi kishte kaluar në forcat e Brigadës VI. Në një pritë që i bënë gjermanëve në Drinsko, forcat e brigadës humbën 16 partizanë.

Ato ditë (24-25 janar 1945), komanda e brigadës ekzekutoi Qerim Dumën. Sipas shkresës dërguar Shtabit të Divizionit VI, ata e akuzonin Qerimin sikur u kishte thënë partizanëve të tjerë: “Këta duan tu humbasin duke lënë kockat nëpër botë. Zerva ka ardhur në Gjirokastër e ju luftoni në Sanxhak e Bosnje”.

Pasi e ekzekutuan, i morën një sahat, një stilograf dhe 3000 Fr. shqiptare dhe i mbajtën për nevojat e brigadës, ndërsa unaza që ishte prej ari e dërguan në Shtabin e Divizionit.

Por, a është i besueshëm motivi i vrasjes qe pershkruante komanda e asaj brigade?!

error: Content is protected !!