Me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Mbretëria ngriti një komision i quajtur “Komisioni 25 Vjet Vetqeverim”, i cili kishte degë në prefektura dhe nënprefektura. Komisioni mblodhi të dhëna për veprimtarinë patriotike të zhvilluar në të gjitha zonat dhe evidentoi ata që kishin spikatur në lëvizjen kombëtare. Te drejten per ti shpallur patriote e kishin komisionet e prefekturave.
Interesante ishin lista me emrat e patriotëve të Skraparit ku tërheqin vemëndjen disa klerikë bektashinj të teqeve të atyre zonave, të shquar në fushën e arsimit shqip dhe kryengritjeve të viteve 1910-1912.
Kështu, Komisioni 25 Vjet Vetqeverim listoi emrat e klerikëve:
1- Baba Fetahu i teqesë së Backës, për veprimtarinë e tij atdhetare shkollës së katundit Radësh iu dha emri “Shkolla Baba Fetahu”;
2- Baba Meleq Shënbërdhenj , nga Staravecka; Për veprimtarinë e tij patriotike shkolla e Kuçit u pagëzua “Shkolla Baba Meleq Shënbërdhenj”.
3- Baba Xhaferi i teqesë së Prishtës, ka themeluar shkollën e Çorovodës. Për nder të tij, shkolla e Çorovodës mori emrin: “Shkolla Baba Xhafer Prishta”.
4- Baba Shaban Prishta, ka qenë një nga apostujt e Shqiptarizmës. Ka marrë pjesë në mitingun e Përmetit për shkronjat shqip dhe në kryengritjet e viteve 1910-1912 së bashku me parinë e Sevranit dhe me burra të tjerë të njohur si Mahmut Zaloshnja, Jaçe Gjergjova, Fetah Sevrani, Hasan Koprencka, Zejnel Braçi, Abas Postena etj. Për nder të tij shkollës së Prishtës iu dha emri “Shkolla Baba Shaban Prishta”.
5- Dervish Iliazi, ka qenë një nga nacionalistët e rrethit Skrapar. Përkrahës i arsimit kombëtar. Ka themeluar teqenë e Kulmakut, në Tomorr, në korrik 1916. Për nder të tij, shkolla e Vërzhezhës iu vu emri “Shkolla Dervish Iliazi”.