Më 19 shtator 1943 Agjensia telegrafike “REUTER” citonte korespondentin e fletores SANDAY DISPATHY sipas të cilës Mbreti Zog i Shqipërisë ishte gati të kthehej pranë popullit të tij.

Korspondenti ishte takuar me mbretin Zog dhe k9ishte biseduar për planet e tij e sidomos kur parashikonte të kthehej në vendin e vet.

Përpara se unë të merrja deklaratat e Mbretit për popujt e Perandorisë Britanike, – shkruante korrespondent, – një nga këshilltarët e tij Ingliz më tha: … Mbreti Zog nuk përgatitet për të ikur, por ai ka qenë gjithnjë gati për tu nisur për vendin e tij. Nëse qeverija Britanike do t’i kërkonte të kthehesh në vendin e tij, ai do të bëhesh gati për nisje brenda dy orësh.

Mbreti Zog, shtonte korespondenti më dha këtë mesazh për popujt e Perandorisë Britanike: “Kthimi i em në Shqipëri mvaret prej zhvillimit të gjendjes ushtarake e politike. Sigurisht un jam gjithnji gati të shkoj në vendin tem”.

Attachments area

error: Content is protected !!